Është ngjitur në 93 numri i viktimave të zjarreve që muajin e kaluar shkatërruan rajonin e Atikës, në lindje të Athinës. Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, sipas të cilave një grua 78 vjeçe, e cila ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë, ka ndërruar jetë. Ndërkohë, autoritetet kanë publikuar listën e emrave të viktimave, 44 prej të cilëve janë gra dhe 11 fëmijë. Javën e kaluar kryeministri Alexis Tsipras bëri një rrokadë në radhët e krerëve të shërbimit të emergjencave, për shkak të keqmenaxhimit të situatës së zjarreve. Ndërkohë, prokuroria greke vijon hetimet në pistën e zjarrvënies së qëllimshme./abcnews.al
Greqi, shkon në 93 numri i viktimave të zjarreve
schedule18:47 - 9 Gusht, 2018
schedule 18:47 - 9 Gusht, 2018