Vithkuqi dy javë pa drita, banorët: Këtu s’ka energji, për turizëm nuk bëhet fjalë

schedule12:52 - 14 Janar, 2021

schedule 12:52 - 14 Janar, 2021

Prej disa ditësh banorët e Vithkuqit janë pa energji elektrike.

Problemet janë shfaqur pas reshjeve të vazhdueshme të shiut. Banorët ankohen se askush nuk ka shkuar për tu riparuar problemet.

“Kemi 11 hidrocentrale, por drita nuk kemi”, ka treguar një nga banorët.

Fshati Vithkuq në Korçë prej disa ditësh në është në terr.

Moti i keq ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Janë banorët ata që kanë ngritur shqetësimin. 15 biznese mbeten më të penalizuar.

Banorët thonë se rrjeti i shpërndarjes është mjaft i amortizuar dhe krijon probleme të herë pas hershme

“Na thonë se do t’i rregullojmë. Kemi shkuar edhe tek prefekti, -mirë na është përgjigjur dhe nuk ka ndryshuar asgjë”, shprehet një nga banorët.

Për banorët Vithkuqi mund të jetë një zgjidhje mjaft e mirë për turizëm. Por para se të bësh rezervim duhet të mendohesh dy herë, jo për fajin e tyre, por për mungesën e vazhdueshme të energjisë elektrike.

“Ne nuk kemi drita, si do t’i presim njerëzi”, shprehet një tjetër qytetare.

Në këtë zonë janë aktualisht 200 shtëpi, të cilat vuajnë nga problemet e vazhdueshme të energjisë elektrike.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!