Konflikti fizik mes dy pronarëve të një objekti në ndërtim në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të biznesmenit 42-vjeçar Sino Llanaj.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se mes personave të ndaluar është edhe biznesmeni Albert Allmuça.
Gjithashtu mësohet se policia ka identifikuar edhe personin që qëlloi me armë, i cili është shpallur në kërkim.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. A., 53 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, S. Ll., 46 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”; Sh. B., 41 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”, S.M., 52 vjeç, dhe A. L., 48 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Po ashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Lexo edhe: Sot u plagos me armë nga ortaku, pamjet e rrahjes së ndërtuesit Sino Llanaj javën e shkuar
Sherri ndodhi ditën e djeshme mes biznesmenëve Sino Llanaj dhe Albert Allmuça.
Lexo edhe: Sot u plagos me armë nga ortaku, pamjet e rrahjes së ndërtuesit Sino Llanaj javën e shkuar
Dy biznesmenët Llanaj dhe Allmuça, bashkëpunëtor në pallatin që po ndërtohet kanë konflikt për çështje borxhi.
Kujtojmë se gjatë përplasjes së djeshme, u plagos një kalimtar i rastit , ndërsa roja i pallatit u sulmua me sende të forta.
Sipas hetimeve, Allmuça ka pasur dijeni që në pallatin që po ndërton kanë shkuar një grup personash për t’u konfliktuar.
Tiranë/Informacion
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Ndre Mjeda”.
Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi municioni, një armë e ftohtë dhe 5 aparate celular.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, ku u plagosën me armë zjarri 2 shtetas dhe u dëmtua me sende të forta një shtetas tjetër.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A.A., 53 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;
S. Ll., 46 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
Sh. B., 41 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
S.M., 52 vjeç, dhe A. L., 48 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;
Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. Ll., së bashku me persona të tjerë, ka shkuar në kompleksin në rrugën “Ndre Mjeda”, ku janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve (për arsye hetimore nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij), i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po punohet për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/