Zona e Valbonës 3 javë pa drita, sipërmarrësi: Krim ekonomik, nuk presim dot turistët

schedule09:02 - 14 Janar, 2021

schedule 09:02 - 14 Janar, 2021

Zona turistike e Valbonës ka tre javë pa energji elektrike. Flora Xhemani Baba eksperte e turizmit dhe sipërmarrësi Kelmend Selimaj kanë denoncuar këtë rast në ABC e Mëngjesit.

Ata theksojnë se linja e energjisë elektrike është e vjetër dhe shkëputja e energjisë ka bërë që turistët të mos vijnë më në këtë periudhë shumë të rëndësishme siç janë festat e fundvitit.

Nuk ka drita që nga 24 dhjetori pa ndërprjerje. Ne ishim në Valbonë dhe atyre po i vinte zor të na thoshin se jemi pa drita. Ne po vinim nga Kosova, pasi ishim andej dhe vetëm Valbona nuk kishte”, tha Baba.

 “Jemi pa drita që në 24 dhjetor, edhe linja është amortizuar totalisht që nga Bajram Curri. Është një linjë e vjetër.

Në Valbonë bien shi, borë dhe për shkak të tyre u thyen shtyllat dhe kabllot. Jemi në 2021 dhe nuk duhet të diskutohen këto gjëra.

Këtë vit ka pas super kërkesa, jemi detyruar t’i kthejmë njerëzit mbrapsht. Nuk funksionojnë ngrohja, gjëra, bëhet fjalë për tre javë dhe humbja është e konsiderueshme. Bëhet fjalë për një krim ekonomik.

Kemi pas shumë kërkesa, super telefonata po i kemi thënë që nuk ju presim dot”, u shpreh Selimaj. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!