Aktorja e njohur, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë me datë 21 gusht. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Amar.
Deri më tani, Olta ka preferuar të mos e zbulojë portretin e tij, por kjo nuk e ka penguar të ndajë momente të ëmbla në Instagram. Së fundmi, aktorja ka publikuar një video pranë vogëlushit.
Amari ka kthyer kokën, duke zbuluar pak nga portreti i tij. Olta e ka lëvizur menjëherë kamerën, sepse siç duket nuk është ende momenti për ta prezantuar të voglin me publikun. l.k/abcnews.al