Familja Kardashian shpenzoi një shumë të konsiderueshme parash për të falenderuar ekipin e “Keeping Up With The Kardashians” për punën e tyre të vështirë pas 15 vitesh në ekran. Kourtney, Kim, Khloe dhe e ëma e tyre Kris raportohet se kanë befasuar stafin me orët luksoze Rolex pasi xhirimet përfunduan pas 20 sezonesh.
Familja e famshme i dhuroi kastit prej 30 vetash nga një orë që kushton rreth 10,000$ secila. Dhuratat e shtrenjta i kanë kushtuar klanit Kardashian rreth 300,000$ në total. “KUWTK’ filmoi episodin e fundit të Premten në mbrëmje, duke i dhënë fund rrugëtimit 15-vjeçar në ekran.
Ata organizuan një festë të vogël në natyrë në kujtim të shfaqjes që i bëri ata yje botërore. Burri i Kim, Kanye West mungonte pas thashethemeve që divorci midis çiftit është ‘i afërt’ pas një martese të trazuar 6-vjeçare. /abcnews.al/