Vatikani, shteti më i vogël në botë, ka filluar programin e tij ambicioz të vaksinimit. Ende nuk dihet kur Ati i Shenjtë, Papa Françesku do të marrë injeksionin.
Vaksinimi do të kryhet në sallën e madhe të audiencës që zakonisht përdoret për audiencat papale, tha Vatikani. Nuk dha detaje, por mediat e huaja raportojnë se dozat e para i morën mjekët dhe anëtarë të tjerë të shërbimeve shëndetësore të Vatikanit.
Vatikani tha javën e kaluar se kishte blerë një frigorifer ultra të ftohtë për të ruajtur dozat, duke sugjeruar se do të përdorë vaksinën Pfizer / BioNTech, e cila duhet të ruhet në rreth -70C (-94F).
Papa i tha një intervistuesi televiziv të dielën se do ta bënte vaksinën këtë javë. Ndërkohë, sot Vatikani nuk ka konfirmuar nëse Papa e ka bërë vaksinën. /abcnews.al