Sipas “Meteoalb“, masat ajrore të ardhura nga veriu i kontinentit kanë përfshirë të gjithë rajonin tonë duke sjellë temperatura të ulta si edhe reshje deborë.
Reshjet e dëborës parashikohet të fillojnë gjatë mbrëmjes së sotme duke u intensifikuar nesër dhe të premten. Parashikohet që reshjet të jenë më të dendura në pjesën lindore të vendit si edhe në zonat malore të Shqipërisë qendrore.
Pritet që reshjet e dëborë të shoqërohen gjithashtu edhe me temperatura të acarta ku pritet që termometri të bjerë në -5 gradë në zonat malore. /abcnews.al