Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rruga u shemb 7 muaj pas rikonstruksionit, grupi i KLSH verifikon punimet

schedule12:58 - 13 Janar, 2021

schedule 12:58 - 13 Janar, 2021

KLSH ka ngritur një grup të posaçëm inspektimi pas prishjes së segmentit të rrugës në Borsh të Sarandës, vetëm pak muaj pas rikonstruksionit.

Përgjatë ditës së sotme ,audituesit kanë parë në terren dëmet e shkaktuara si pasojë e rrëshkitjes së rrugës ,duke kryer dhe raportin përkatës.

Lexo edhe: Rruga e Borshit çahet në mes pas reshjeve, ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve

Aktualisht rruga kalohet me shumë vështirësi ndërsa pjesa ku  ka rëshkitur  është mbuluar me qëllim që ujërat e shirave mos të vijojnë të depërtojnë te pjesa e dëmtuar.

Kontrolli i Lartë i Shtetit po shikon me imtësi të gjithë proçedurën që prej anës dokumentare për mirëmbajtjen e rrugës dhe deri te ndërhyrjet fizike që janë kryer apo nuk janë kryer në të.

Dy inxhinierët auditues të  Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë pjesë e grupit që po kryen dhe verifikimin e dokumentacioneve për këtë projekt.

Rruga u prish pak ditë më parë, vetëm 7 muaj pas rikonstruksionit nga një kompani private duke rrezikuar jetën e shoferëve.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!