Abuzoi seksualisht me të miturën, gjykata e Tiranës jep vendimin për Abas Dogën

schedule13:20 - 13 Janar, 2021

schedule 13:20 - 13 Janar, 2021

Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor ish-rojen e shkollës në Babbru, Abas Doga, pasi abuzoi me një vajzë të mitur. Kështu, Doga është dënuar me me 18 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar, ai do të bëjë 12 vite burg.

Ish-roja e shkollës do ta kryejë dënimin e tij në një burg të sigurisë së zakonshme. Po ashtu, fajtor për përdhunimin e të miturës është shpallur edhe Klajdi Poçi, i cili me gjykim të shkurtuar do të bëjë shtatë vjet e katër muaj burg.

Lexo edhe: DËSHMIA/ “Abazi abuzoi edhe me shoqet e mia”: Zgjerohet skandali i abuzimit me të miturat

Fajtor është shpallur edhe i mituri R.O, i cili do të kryejë 3 vjet e 8 muaj burg. Edhe i mituri F.B u shpall fajtor dhe e presin 3 vite e katër muaj burg.

Kujtojmë se Doga, Poçi dhe dy të rinj të tjerë që janë nën moshë, akuzohen se përdhunuan për një kohë të gjatë një 15 vjeçare në zonën e Babrrusë në Tiranë duke e shantazhuar përmes publikimit të videove intime dhe shkrimin e emrit të saj në muret e pallateve të lagjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!