Plumba dhe gjak, brenda lokalit ku ndodhi masakra shqiptare në Greqi, kamera kapi autorin

schedule22:10 - 12 Janar, 2021

schedule 22:10 - 12 Janar, 2021

Plumbat i morën jetën një shqiptari mbrëmë në Greqi, ndërsa të plagosur mbetën dy djemtë e tij dhe një punonjës i lokalit në Athinë, ku ndodhi ngjarja e rëndë. Viktima është 54-vjeçari Edmond Llangozi, ndërsa të plagosur mbetën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi.

Lexo edhe: Doli para plumbave për të shpëtuar djemtë, identifikohet shqiptari i vrarë në Athinë

Mediet greke shkruajnë se kamerat e sigurisë së lokalit kanë kapur autorin dhe momentin kur hapi zjarr në lokal.

Pamjet pas ngjarjes tregojnë shenjat e plumbave në xhamat e lokalit dhe njollat e gjakut. Personat që ishin në lokal dhe kalimtarët në momentin që ndodhi ngjarja janë tmerruar nga sulmi i përgjakshëm.

Lexo edhe: Babai shqiptar i doli para vdekjes për të mbrojtur djemtë në Greqi, çfarë ndodhi mbrëmë në Athinë

Klientët që ishin në lokal vrapuan me shpejtësi, ndërsa pronari pa që një person të vdiste përpara syve të tij dhe tre të plagoseshin. Televizioni grek “Mega” thotë se autoritetet kanë krijuar profilin e autorit që hapi zjarr duke qëlluar 8 herë me armë, ndërsa “ishin pesë, personat që ndoqën dy vëllezërit që hynë në kafene për t’u mbrojtur”.

Mbi të gjitha shpresa e grupit hetimor janë kamerat e sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorit. Po ashtu, pritet dëshmia e gruas së viktimës, por edhe dy djemve të saj që ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën pas plumbave që morën./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!