Nga Leontina Nika
Fatos Kongoli i konsideruar shkrimtari i tranzicionit, pasi veprat e tij mbajnë mbi shpinë dhimbjen dhe trazimet shpirtërore në Shqipërinë e pas viteve ’90. Festoi 77 vjetorin e lindjes
Protagonisti, fillimisht kërkon ndjesë për paraqitja e tij me maskë e doreza,shkak i pandemisë, e më pas theksin e vë te mirënjohja
Shkrimtari Besnik Mustafaj, i dorëzoi medaljen e mirënjohjes së qendrës Kombëtare të librit, e ku ndërmend rininë e tij në letërsi dhe vrullin e krijimtarisë së dy libra edhe në këtë kohë të vështirë pandemie.
Miku i tij dhe përkthyesi I 8 romaneve në frëngjisht Edmond Tupja thotë se përmes veprave të tij kam zbërthyer edhe personalitetin e tij , pak problem ka modestin e tepruar
Regjisori Spartak Pecani dëshiron që të përsërisë suksesin, pas “Boleros”, me librin “ Lëkura e qenit” që pritet ta realizoi film.
Librat e tij janë bërë fokus i debateve për pësimin e individit në shoqërinë nën diktaturë.
Librat e Fatos Kongolit janë botuar në disa vende të botës. Ai është edhe fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika”. si edhe e çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004).
- Disa nga veprat kryesore të tij janë:
“Ne të tre” (1985)”Karuseli” (1990), “I humburi” (1992), “Kufoma” (1994), “Dragoi i fildishtë” (1999), “Ëndrra e Damokleut” (2001), “Lëkura e qenit” (2003), “Te porta e Shën Pjetrit” (2005), “Jetë në një kuti shkrepësesh”, roman, 2007./abcnews.al