Bllokimi i merkatos në modë, e pëson edhe klubi dardan

schedule17:58 - 12 Janar, 2021

schedule 17:58 - 12 Janar, 2021

Gjatë viteve të fundit FIFA ka ndryshuar politikat e saj të financave dhe dënimeve dhe në rast se klubet nuk shlyejnë detyrimet e tyre, sanksioni i parë është bllokimi i merkatos me argumentin e klubet harxhojnë para për të afruar lojtarë përpara se të shlyejnë detyrimet e mbartura.

Në Shqipëri kështu e pësoi Skënderbeu, Tirana e Partizani së fundmi, teksa ky fenomen është transferuar edhe në Kosovë. Infosport nga Dardania mëson se Ballkanit i është bllokuar merkatoja e dimrit. Kur ata kanë dashur të federojnë një nga lojtarët e afruar në këtë merkato, kanë kuptuar se u është bllokuar sistemi TMS.

 

Kështu, te Ballkani tashmë është një çështje e madhe dhe drejtuesve do u duhet të punojnë intensivisht për të zgjidhur këtë problem. Klubet e Kategorisë Superiore arritën ta zgjidhin këtë situatë vetëm duke paguar shumat e vendosura nga gjykata. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!