Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar gjatë një takimi me përfaqësues të LSI në Shkodër se 10 mijë familje janë në çadra dhe nuk kanë asnjë ndihmë ekonomike. Ajo u shpreh se banorët në disa zona të prekura nga tërmeti, banorët janë nxjerrë nga shtëpitë dhe nuk kanë asnjë garanci për rindërtimin e banesave të tyre.
“Goni dhe Mondi do të drejtojnë listën e deputetëve të Shkodrës. Nuk është qëllimi ynë për të bërë propagandë se si njerëzit i afrohen LSI. Përgjegjësitë tona janë për të pranuar gabimet që kemi bërë. LSI është partia e të rinjve dhe të rejave. Sot nëse një prindi nuk i garantohet e ardhmja e djalit apo vajzës ai nuk ka asnjë moti për të qenë pjesë e vendimmmarjes në politikën shqiptare. Ne përmes gabimeve tona duam t’i tregojmë të rinjve dhe të rejave që të ecin në rrugën e duhur.
Shqiptarët do të thonë se na ka lodhur aq shumë Edi Rama me integrimin në BE, sa vendi ka kaluar nga kriza në krizë. Para tërmetit Shqipëria ishte e varfëruar ndërsa sot mbi 10 mijë familje janë në çadra dhe nuk kanë asnjë ndihmë dhe mundësi. Dje kam qenë në Kombinat dhe i kanë nxjerrë nga shtëpitë, Asnjëri nuk ka asnjë copë letër ku thuhet se kush është garant për rindërtimin e shtëpive të tyre. E njejta gjë ndodh në Shijak, Laç e kështu me radhë. Shikojmë shfaqjet teatrale që janë tragji-komike“, u shpreh Kryemadhi.
Ajo shtoi se Shkodra ka për të qenë surprizë në zgjedhjet e 25 Prillit ndërsa theksoi se Kodi Zgjedhor të cilin sipas saj Rama e përgatiti për t’i “bërë hile” opozitës do ketë efekt të kundërt.
“Në Shkodër ka qenë për të qenë surprizë. Edhe për Kodin Zgjedhor që Edi Rama e bëri për të na bërë hile ne por ka për ta ngrënë vetë”, deklaroi Kryemadhi./mv.abcnews.al