Parisi pranon zyrtarisht: Një nga rrugët më të bukura në botë do të shndërrohet në kopsht

schedule14:00 - 12 Janar, 2021

schedule 14:00 - 12 Janar, 2021

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, ka deklaruar se transformimi i Champs-Élysées, me vlerë 250 milionë euro, do të ndodhë pas Lojërave Olimpike Verore 2024, të cilat do të mbahen në Paris.

Projekti do të shndërrojë 1.9 kilometra të Parisit qendror në një “kopsht të jashtëzakonshëm”.

“Rruga legjendare ka humbur shkëlqimin e saj gjatë 30 viteve të fundit. Ajo është braktisur në mënyrë progresive nga parisienët dhe është goditur nga disa kriza të njëpasnjëshme,” u shprehën zyrtarët në një deklaratë, shkruan TheGuardian.

Projekti përfshin zvogëlimin e hapësirës për automjetet, kthimin e rrugëve në zona për këmbësorët dhe krijimin e strukturave për pemë për të përmirësuar cilësinë e ajrit.

Champs-Élysées, e cila shpesh njihet si një nga rrugët më të famshme në botë, u projektua fillimisht nga kopshtari i Luigjit XIV. Emri iu vendos në vitin 1709 dhe ishte një vend i njohur për të shëtitur dhe për të bërë piknik.

Ndërsa në ditët e sotme, Champs-Élysées njihet për kafenetë e shtrenjta e dyqanet luksoze dhe përgjithësisht shmanget nga vendasit. l.k/abcnews.al