Napoli arriti një fitore të vështirë dje ndaj Udinese me shifrat 1-2. Bakayoko shënoi në minutën e 90-të dhe i dha tre pikë të rëndësishme skuadrës së tij.
Nëse ndeshja përfundonte në barazim një pjesë të madhe të fajit e mbante edhe Amir Rrahmani, i cili në minutën e 27 i dhuroi një top Lasagnas, pas një gabimi për të pasuar te portieri.
Gattusso e zëvendësoi kapitenin e Kosovës direkt pas përfundimit të pjesës së parë dhe pas ndeshjes u shpreh se do ia jepte sërish mundësinë Rrahmanit të tregojë vlerat e tij.
Dhe fjalën e tij Gattusso duket se do e mbajë në ndeshjen e nesërme me Empolin në Kupën e Italisë. Mediet italiane e lidhin sërish me vendin e titullarit Rrahmanin për shkak të dëmtimit të dy titullarëve: Koulibaly dhe Manolas. /abcnews.al