Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Athinë.
Mediat greke raportojnë se një i vdekur dhe tre të plagosur, njëri prej të cilëve ishte në gjendje kritike dhe fillimisht u konsiderua i vdekur, është bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në sheshin Agios Sostis, bën me dije abcnews.al.
Bëhet me dije se autorët kanë qëlluar nga një makinë dhe më pas kanë ikur. Policia është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa dyshohet se janë larguar në zonën e Petralona.
Paraprakisht raportohet se sherri nisi për shkak të një borxhi mes dy grupeve, ndërsa dyshohet se në këtë janë përfshirë disa shqiptarë.
Ngjarja sapo ka ndodhur dhe policia është në vendin e ngjajres duke hetuar për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes.
Mësohet se të vdekur kanë mbetur babai dhe është plagosur rëndë djali i tij. Pas sherrit, babai ka tentuar që të fshihet në një lokal ku është ndjekur nga persona të armatosur duke u qëlluar aty për vdekje.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ndërsa janë gjetur shtatë gëzhoja. /abcnews.al