Gjatë fundjavës, janë gjobitur 1,051 për mosrespektimin e masave anti-covid. Gjatë kontrolleve, policia u ka vendosur 3.000 lekë gjobë secilit, 1020 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Ndërsa, në të gjithë vendin, 14 qytetarë nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pasi e kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, ata janë ndëshkuar me 3.000 lekë gjobë dhe më pas janë lënë të lirë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, janë evidentuar 6 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur 1.000.000 lekë gjobë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 25 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me 10.000 lekë gjobë secili. s.b/abcnews.al/

