Mashkulli më seksi për vitin 2020, Michael B. Jordan ka konfirmuar lidhjen me Lori Harvey. Aktori i njohur ka postuar diasa fotografi romantike në rrjete sociale, ku shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit. Thashethemet për një lidhje të mundshme qarkulluan pasi u fotografuan së bashku në një aeroplan në Salt Lake City një ditë para natës së Vitit të Ri.
Gjithashtu dyshja publikuan foto nga i njëjti vend pak kohë më parë, gjë që i përforcoi akoma më shumë dyshimet për një lidhje romantike. Aktori i “Black Panther” nuk ka folur publikisht për jetën e tij personale, por është parë në të kaluarën nën shoqërinë e modeles franceze Cindy Bruna.
Kujtojmë që në Nëntor, Jordan u shpall nga revista People si mashkulli më seksi për 2020-ën. Duke folur për këtë vlerësim, aktori tha: “Është një ndjenjë e veçantë. Të gjithë bënin shaka, duke më thënë ‘Mike, kjo është diçka që me siguri ti nuk do e marrësh kurrë.
“Kur gjyshja ime ishte gjallë, ajo i koleksiononte revistat e People dhe më pas natyrisht që mami dhe tezet e mia e lexonin shumë. Dhe padyshim që këtë kopertinë do e vendosin në një vend të veçantë”, shtoi më tej Jordan. /abcnews.al