Tre goditje traverse në të njëjtën porte brenda 6 sekondave! Futbolli është i paparashikueshëm dhe dhuron gjithmonë momente të veçanta dhe emocione të forta.
Rasti në fjalë ka ndodhur gjatë një ndeshje të divizionit të tretë të futbollit spanjoll. Është minuta e 20-të dhe sfida nuk është zhbllokuar akoma.
Portieri nuk shkelmon si duhet një top dhe ekipi kundërshtar hidhet në sulm. Goditje të njëpasnjëshme, por topi ndalet vetëm në traversë dhe nuk ka ndërmend të tundë rrjetën. /abcnews.al

