Në shkurt feston 54-vjetorin e lindjes, por nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli. Flasim për Kazuyoshi Miura, legjendën e futbollit japonez. Sulmuesi vijon të vendosë rekorde të pabesueshme, teksa është pjesë e Yokohama FC prej dhjetorit të vitit 2005.
“Veterani” i repartit ofensiv do të vazhdojë të luajë me ekipin e elitës së futbollit japonez. Me anë të një postimi në Twitter, Yokohama FC lajmëron zgjatjen e bashkëpunimit me një tjetër vit me sulmuesin e njohur.
2021シーズンも横浜FCで。
BOA SORTE KAZU✨#yokohamafc #横浜FChttps://t.co/tfWFJz9LMl pic.twitter.com/iDAdXNiVZ9— 横浜FC【公式】 (@yokohama_fc) January 11, 2021
Kazuyoshi Miura (55 gola me kombëtaren e Japonisë), i cili njihet si futbollisti më i moshuar në nivel profesionist, do të jetë pjesë e ekipit kryeqytetas edhe sezonin e ardhshëm.
“Pasioni im për futbollin vetëm sa rritet. Do të luaj më shumë ndeshje sezonin e ri, jam gati të ndihmoj skuadrën për të fituar“, u shpreh Miura pas rinovimit të kontratës. /abcnews.al