Princi Harry dhe Meghan kanë hequr dorë nga mediat sociale pasi janë lodhur nga komentet negative të njerëzve. Një burim pranë Harry dhe Meghan thotë se çifti nuk do të përdorë më mediat sociale për të promovuar Fondacionin e tyre “Archewell’ dhe nuk do të përdorë më llogaritë e tyre personale.
Llogaria e tyre Sussex Royal në Instagram, nuk është azhurnuar që nga fundi i Marsit 2020, kur çifti zyrtarisht u tërhoq nga rolet e tyre si anëtarë të familjes Mbretërore. Ky vendim në atë kohë ishte rezultat i dëshirës së çiftit për një jetë më private, të pavarur, si dhe i një vendimi se nuk do të lejoheshin më të përdorin fjalën “mbretërore” pasi të tërhiqeshin.
Çifti kanë folur shpesh rreth abuzimeve me të cilat janë përballur në internet, pavarësisht se vazhdojnë të përdorin mediat online për të promovuar rolet e tyre ‘progresive’ të reja në SHBA – përfshirë së fundmi përmes një podcast në Spotify. Çifti gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje 100 milion £ me Netflix për të prodhuar seri televizive, filma dhe shfaqje për fëmijë për shërbimin streaming. /abcnews.al