Franca në zi, shuhet sulmuesi që ishte shok skuadre me Andi Lilën

schedule21:16 - 10 Janar, 2021

schedule 21:16 - 10 Janar, 2021

Christopher Maboulou, sulmuesi 30-vjeçar, ka humbur jetën gjatë një ndeshjeje futbolli me miqtë. Lojtari i Thonon Evian është një emër i njohur edhe për Andi Lilën, pasi kanë luajtur së bashku te Pas Gianinna në Greqi në sezonin 2016/17.

Maboulou e kishte nisur karrierën me  Chateauroux dhe në vitin 2013 ishte shkëputur për momentin. Një vit pushim dhe më pas u rikthye në të njëjtën skuadër dhe më pas kaloi te Bastia, ku luajti dy sezone në Liguei 1.

Verën e vitit 2016 kaloi në kampionatin grek dhe një vit më pas u kthye në Francë, te Nancy në Ligue 2. Thonon Evian, në Nacional 3, ishte ekipi i fundit i Maboulou. /abcnews.al