Kamer Qaka nën urdhrat e një kampioni bote, arrihet marrëveshja

schedule18:13 - 10 Janar, 2021

schedule 18:13 - 10 Janar, 2021

Kamer Qaka do të ndryshojë skuadër dhe kampionat. Mesfushori iu bashkua Kongsvinger në ligën e dytë norvegjeze në fillim të këtij sezoni dhe pas tre muajsh si titullar ai ka marrë një ofertë.

“Tuttomercatoweb” raporton se Sion ka arritur marrëveshjes me Kongsvinger për transferimin e mesfushorit, i cili ishte ftuar më parë nga Christian Panucci edhe në kombëtaren e Shqipërisë.

Qaka pritet të vihet nën urdhrat e Fabio Grosso te Sion dhe objektivi i tij të rikthehet në formën e mëparshme. 25-vjeçari shpërtheu te Politechnica Iasi para tre vitesh dhe FCSB pagoi rreth 400 mijë euro për transferimin e tij. /abcnews.al