Meghan Markle dhe Princ Harry hoqën dorë nga roli mbretëror, kush e kërkoi largimin?

schedule15:17 - 10 Janar, 2021

schedule 15:17 - 10 Janar, 2021

Në Janar të vitit që shkoi, një postim i Meghan Markle dhe Princ Harry tërhoqën vëmendjen globale më shumë se sa dasma e tyre dy vite më parë. Çifti njoftoi vendimin për t’u tërhequr nga rolet e tyre mbretërore. Mediat e huaja raportuan se Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Charles ishin të mërzitur dhe të zhgënjyer nga sjellja e çiftit.

Sipas princit William, i vëllai po tregohej i pamatur duke vënë në rrezik të ardhmen e monarkisë. Marrëdhëniet ishin aq të tensionuara midis vëllezërve mbretërorë dikur të ngushtë, saqë në vitin 2020, ata thuhet se mezi flisnin. Megjithëse, mediat britanike e quajtën largimin e tyre “Megxit”, në fakt vendimi i Janarit të kaluar ishte ideja e princ Harryt.

Prince Harry and Meghan Markle's Demands Might Cost Them

“Erdhi deri në pikën kur ai donte një mënyrë tjetër të jetës. Meghan ishte thjesht nxitja.”, u shpreh një burim pranë Dukës. Një burim tjetër tha për “People” se duka dhe dukesha e Sussex-it nuk janë penduar për largimin. Megjithëse ishte një vit i vështirë për çiftin, me një betejë ligjore në gjykatë dhe një abort spontan përveç stresit të pandemisë, martesa e tyre po lulëzon.

Prince Harry and Meghan Markle quit the royal family

“Ajo që kanë kaluar së bashku i ka afruar.”, tha burimi. Ata tashmë kanë krijuar një jetë të re, një fondacion dhe madje dhe një podcast nga shtëpia e tyre në Kaliforni, gjë që iu ka dhënë atyre më shumë popullaritet. Në Shtator, ata njoftuan se kishin nënshkruar një marrëveshje prodhimi me Netflix, ndërsa në Dhjetor firmosën me Spotify, marrëveshje e cila çoi në debutimin e podcastit të tyre disa ditë para Vitit të Ri. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!