Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në Papër, duke bërë që disa toka bujqësore të pushtohen nga uji.
Ndërkohë, zv/ kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar se Shkumbini po sjell rrezik. Në një postim në Facebook, Braçe shkruan se prej mëngjesit të sotëm prurjet janë shtuar me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë.
Po ashtu, ai bën thirrje që çdo banor i Tërbufit nga Cerma e sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohen vetë e të largojnë bagëtitë dhe çdo gjë tjetër nga buza e lumit në argjinaturë.
Sipas Braçes, i njëjti paralajmërim vlen për gjithë banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin e Rrogozhinë.
POSTIMI I PLOTË
SHKUMBINI PO SJELL RREZIK!
PRURJET E LUMIT SHKUMBIN PREJ MENGJESIT TE SOTEM JANE RRITUR ME SHUMEFISH DERI NE 800 METER KUB UJE NE SEKONDE!
CDO BANOR I TERBUFIT NGA CERMA E SIPERME NE PROSHKE, PASHA, SHKUMBIN, SULZOTAJ, TE LARGOHET VETE E TE LARGOJE BAGETI, MJETE E CKA TJETER NGA TOKAT NGA BUZA E LUMIT NE ARGJINATURE!
TANI!
I NJEJTI LAJMERIM VLEN PER TE GJITHE BANORET E FSHATRAVE BUZE SHKUMBINIT NGA PAPRI NE PEQIN, RROGOZHINE!
EDHE NJE HERE;
HIQNI CDO GJE NGA TOKA BUZE LUMIT DERI NE ARGJINATURE TANI! s.b/abcnews.al/