Gianluiggi Donarumma dhe Milani mund të ndahen në fund të sezonit për shkak se gardianit i përfundon dhe rinovimi ende nuk është diskutuar konkretisht mes palëve.
Mino Raiola, agjenti i portierit ka kërkesa të larta, të cilat nëse nuk i plotëson Milani, mund ta bëjë një tjetër klub i madh. Së fundmi në lidhje me të ardhmen e Donnarumas ka folur edhe Iker Casillas.
Legjenda spanjolle ka shkruar në Twitter një postim mjaft enigmatik, ku ajo që kuptohet qartë është se Iker nuk është i mendimit se Donnarumma duhet të vazhdojë te Milani.
Nëse Casillas dëshiron që Donnarumma të shkojë në një klub më me traditë se Milani, rrugët na çojnë te Real Madrid, por madrilenët në portë kanë një si Courtois.
POSTIMI – “Sipas mendimit tim, Donnarumma duhet të luajë për një klub me më shumë traditë. Gabimi im !! Milan ka traditë. Dua të them në një klub më me shumë potencial në Europë tani. Natën e mirë të gjithëve!! Shihemi nesër. Ndoshta…” /abcnews.al