Përmbytjet, ARRSH jep detaje mbi gjendjen e akseve kombëtare

schedule11:29 - 10 Janar, 2021

schedule 11:29 - 10 Janar, 2021

Reshjet e dendura kanë vijuar prej ditësh duke shkaktuar përmbytje në zona të ndryshme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në qarkun Kukës dhe Tropojë kanë vijuar edhe reshjet e dendura të borës.

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, ARRSH bën me dije se autoritetet janë duke punuar për pastrimin e rrugës.

Po ashtu puna vijon edhe në aksin Elbasan-Librazhd si edhe në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë.

Deri me tani sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk ka probleme në qarkullimin e automjeteve.

Statusi:

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare:

Gjatë natës ka pasur reshje bore në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht.

Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime.

Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.

 

 

 

 

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!