Për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe rrezikut të përmbytjes së banesave, 27 familje janë evakuuar në Lezhë për në një vend më të sigurt, ku edhe nuk rrezikohen nga përmbytjet.
Deri më tani raportohet se nga reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit, rreth 2,800 hektarë tokë janë nën ujë në Zadrimë, Torovice Zejmel, Tale apo dhe në Shënkollë. /abcnews.al/