Ylli i TikTok, Ava Louise pranoi se kishte shpikur thashethemet se Kanye West dhe Jeffree Star kishin një lidhje. Bota e showbizzit u trondit këtë javë kur u pohua se shkak i ndarjes mes Kim dhe reperit 43-vjeçar ishte tradhëtia e këtij të fundit me make-up artistin Jeffree Star.
Sidoqoftë, Ava ka pranuar që thashethemet e saj të pabazuara, të paverifikuara ishin krejtësisht të sajuara. “Thjesht mashtrova gjithë botën për të folur sërish për mua, sepse isha shumë e mërzitur. Ne të gjithë u argëtuam, apo jo? Ju jeni të mirëpritur për memet. “, është shprehur ajo.

Make up artisti i njohur mohoi lidhjen me reperin, ndërsa tha se nuk është takuar kurrë me Kanye. “Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë, dhe e gjithë kjo është me të vërtetë qesharake. E kuptoj pe njerëzit qeshin për këtë.”, tha ai duke shtuar: “Nëse Kris Jenner e orkestroi të gjithë këtë, gëzuar Vitin e Ri vajzë e ëmbël.” /abcnews.al


