Shëtitorja e famës/ Miratohet rezoluta për heqjen e yllit të Trump

schedule14:18 - 7 Gusht, 2018

schedule 14:18 - 7 Gusht, 2018

Ylli i Donald Trump në shëtitoren e Famës në Hollivud mund të hiqet. Kjo pasi këshilli komunal i Hollivudit Perëndimor votoi në mënyrë unanime për heqjen e tij. Arsyetimi ka të bëjë me qëndrimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë ndaj grave, çështjes së emigracionit, por dhe për skandalin e Russiagate.

Këshilli komunal i qytetit të Hollivudit Perëndimor votoi unanimisht në favor të heqjes së yllit të Presidentit Amerikan Donald Trump nga shëtitorja e Famës. Miratimi i kësaj mase ndodh pak javë pasi ylli i vendosur në vitin 2007, ishte dëmtuar nga disa vandalë. Rezoluta i kërkon qytetit të Los Angeles dhe Dhomës së Tregtisë në Hollivud që të vazhdojnë me procedurat.

Kërkesa për heqjen e yllit të Trump u bë fillimisht nga kryebashkiaku i Hollivudit perëndimor Xhon D’Amiko dhe këshilltarja Lindsi Horvath. Mes arsyeve, është skandali i Russiagate dhe qëndrimi i Presidentit ndaj grave si dhe çështjes së emigracionit.

Deri tani Dhoma e Tregtisë së Hollivud, që është autoriteti i vetëm që mund të vendosë për heqjen apo vendosjen e yjeve në shëtitore, kishte deklaruar se nuk do të hiqte asnjë. Presidenti i Dhomës së Tregtisë ishte shprehur se kur një yll i shtohet shëtitores konsiderohet pjesë e saj, në kohën kur refuzoi të hiqte atë të aktorit Bill Kosbi i akuzuar për përdhunim. /abcnews.al