Ura e Kalivaçit në njësinë Administrative Ungrej në Lezhë është shembur si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë vendin përgjatë ditëve të fundit.
Për pasojë kanë mbetur të izoluar banorët e këtij fshati.
Kjo zonë e Lezhës ka shfaqur problematikat më të mëdha si pasojë e motit të keq. Paraditen e sotme është shembur duke u bërë e pakalueshme rruga që lidh Njësinë Administrative të Ungrenjit me qytetin e Lezhës.
Zona me rrezik janë ato ku vijojnë rrëshqitjet e dheut si në Torovice, në lagjen Varosh të qytetit te Lezhës dhe në fshatrat Fan e Jezull të Mirditës ku janë evakuuar disa familje./mv.abcnews.al