Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është në kulmin e suksesit të saj. Ndonëse vetëm 24 vjeçe, ajo është një nga artistet më të preferuara dhe rrjedhimisht më të paguara.
Tayna madje është e pavarur dhe nuk gëzon mbështetje nga askush, duke qenë në gjendje të ia plotësojë vet dëshirat vetes. Këtë reperja e ka theksuar në një fotografi të fundit të publikuar në InstaStory, ku shfaqet teksa i jep makinës, e ndërsa në mbishkrimin e saj përmend të mirat që ka si një femër e pavarur.
“Unë punoj shumë, paguaj faturat e mia dhe mbaj veten. Jam e pavarur. Kur të më shihni, ta dini se vetëm unë jam. Unë nuk jam e mbajtur, unë bëj mbajtjen, të dashur. Tani kjo është një lloj tjetër krenarie vajza”, ka shkruar Tayna.
Kujtojmë që ajo është përfolur se ajo shumë shpejt do të vijë në një bashkëpunim të ri me reperin Mozzik.l.k/abcnews.al