Autoritetet shëndetësore në Greqi bëjnë me dije se 49 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu raportoi se në 24 orë rezultuan pozitivë 721 persona.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 143, 494 të prekur, prej të cilëve 52,2% e të prekurve janë burra.
Sakaq autoritetet i bëjnë apel qytetarëve të respektojnë protokollin e sigurisë për të parandaluar përhapjen e virusit.
/abcnews.al/