“Ndonjëherë të qenit kokëfortë paguhet”, Pink feston 15-vjetorin e martesës

schedule16:23 - 8 Janar, 2021

schedule 16:23 - 8 Janar, 2021

Këngëtarja e njohur, Pink dhe bashkëshorti i saj Carey Hart kanë festuar sot përvjetorin e pesëmbëdhjetë të martesës.

Çifti hollivudian janë martuar në vitin 2006 dhe kanë tashmë dy fëmijë së bashku.

Për të shënuar këtë përvjetor, ishte vetë këngëtarja, që përmes disa fotografive përgjatë viteve me bashkëshortin dhe fëmijët, ka treguar për rrugëtimin e tyre me dashuri dhe humor në të njëjtën kohë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by P!NK (@pink)

“15 vite. Krenare me ty dashuri. E shikon, ndonjëherë të qenit kokëfortë paguhet”, ka shkruar ndër të tjera Pink.

Kur bëhet fjalë për kokëfortësinë, ajo i është referuar ndarjes në vitin 2008, por që më vonë ata u rikthyen rikthyer te njëri-tjetri në vitin 2011 duke u bërë kështu edhe me fëmijën e parë, vajzën Willow Sage. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!