Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe këtë të premte ka deklaruar se në Maqedoni do të vaksinohen me vaksinën Covid 1 milion e 200 mijë qytetarë.
“Dje arriti letra nga mekanizmi COVAX se është e mundshme që përmes këtij mekanizmi të arrijnë në fund të janarit apo në shkurt”, tha Filipçe.
Sipas tij, afati i fundit për aplikim ka qenë 18 janari, dhe pas kësaj date do të dihet kur do të vijnë vaksinat e para.
“Sipas letrës së tyre bëhet fjalë për vaksinën Pfizer”, tha Filipçe./abcnews.al

