Pas abortit, Meghan Markle sërish në pritje të ëmbël?

schedule14:13 - 8 Janar, 2021

schedule 14:13 - 8 Janar, 2021

Meghan Markle ka marrë sërish vëmendjen e mediave pasi po përflitet se është në pritje të fëmijës së dytë. Revista Gente ka publikuar disa fotografi, të cilat tregojnë dukeshën e Sussex-it me barkun e rrumbullakosur. Ajo mban veshur një pallto por në sy bie barku.

Fakti që kohët e fundit, Meghan është shfaqur gjithmonë vetëm më fytyrë duke mos e treguar trupin, ka shtuar dhe më tepër thashethemet. Sipas gazetës britanike “OK”, qëllimi i çiftit ka qenë prej kohësh për të zgjeruar familjen.

Pas pranimit të abortit nga Markle, ajo nuk e kishte fshehur pikëllimin e saj, por edhe shpresën për të patur një fëmijë tjetër. Dukesha rrëfeu se si e ka përjetuar këtë ngjarje të trishtë, por duke mos zbuluar në cilin muaj të pritjes së ëmbël ishte.

“Pasi i ndërrova pelenën ndjeva një shtrëngim të fortë. Shkova në katin poshtë me Archie-n në krahë, duke kënduar një ninullë për të na qetësuar të dyve, por po e ndjeja se diçka nuk po shkonte mirë. E dija se ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, po humbisja të dytin”, tha Meghan. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!