Zinedine Zidane u fut në karantinë ditën e djeshme. Trajneri i Real Madrid ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe u detyrua të merrte masa.
Francezi kreu tamponin dje dhe sot ka dalë përgjigja. Për fat të mirë, Zidane ka qëlluar negativ, një lajm që i çliron të gjithë në kampin e kampionëve në fuqi të Spanjës.
“Los Blancos” luajnë në fundjavë takimin e radhës në La Liga. Reali do të përballet me Osasunën në transfertë (e shtunë, 21:00) dhe Zidane do të jetë i gatshëm për të drejtuar ekipin nga stoli. /abcnews.al