Risi dhe sukses në ndërhyrjet tumorale te spitali ‘Hygeia’

schedule11:45 - 8 Janar, 2021

schedule 11:45 - 8 Janar, 2021

Kanceri i zorres së trashë është njëformacion tumoral me qeliza atipike që rritet në paretin e zorrës së trashë dhe duke u zhvilluar, prek gradualisht gjithë murin e saj dhe përhapet lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit.

Ky lloj kanceri renditet i dyti në listën e tumoreve për nga % e vdekshmërisë  ne bote tek të dy gjinitë, si tek  meshkujt ashtu edhe tek femrat.  Ky kancer prek është më i përhapur te personat e  moshës 50 vjeç e lart, megjithatë së fundmi kemi një trend në rritje të numrit të rasteve edhe në moshat e reja.

Ekzaminimi që kryhet dhe që ndihmon në diagnostikimin në kohë dhe parandalimin e kancerit të zorrës së trashë është kolonoskopia. Përsa i përket trajtimit tre janë shtyllat kryesore me anë të të cilit realizohet trajtimi i këtij lloj kanceri: Kirurgjia , Trajtimi me Kimioterapi dhe trajtimi me Radioterapi të cilat në varësi të stadit të sëmundjes janë mjekët specialistë që vendosin se cila nga metodat e trajtimit do të aplikojnë të parën apo nëse do të bëjnë një kombinim të trajtimeve kjo me qëllimin e vetëm për të ofruar trajtimin sa më optimal të pacientit.

“Bëhet fjalë për rastin e një mashkulli të prekur nga ky kancer, atij i është dëmtuar një pjesë e zorrës së trashë dhe pas kimioterapive dhe radioterapisë jemi në fazën e kryerjes së një nderhyrjeje me laparoskopi. Pasi masa tumorale është zvogeluar ajo cfarë ne bëjmë me këtë ndërhyrje është eleminimi i plotë i saj. Përdorim këtë lloj ndërhyrjeje dhe jo atë klasike që pacienti mos të ketë dhimbje dhe koha e tij e rekuperimit të jetë më e shkurtër dhe më afikase.” thotë Doktor Celeb Bahadir në spitalin Hygeia, i cili shpjegon mbi rastin e trajtuar.

Bëhet fjalë për rastin e një mashkulli të prekur nga ky kancer, atij i është dëmtuar një pjesë e zorrës së trashë dhe pas kimioterapive dhe radioterapisë jemi në fazën e kryerjes së një ndërhyrjeje me laparoskopi. Pasi masa tumorale është zvogeluar ajo cfarë ne bëjmë me këtë ndërhyrje është eleminimi i plotë i saj. Përdorim këtë lloj nderhyrjeje dhe jo atë klasike që pacienti mos të ketë dhimbje dhe koha e tij e rekuperimit të jetë më e shkurtër dhe më afikase.

 Po Cilët janë faktorët e rriskut të kancerit të zorrës së trashë

-Mosha  mbi 50vjeç

-Histori familjare, të afërm të diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë (babai, nëna, vëllai, motra, fëmija)

-Dieta e pasur në yndyrna shtazore(mishi i kuq) dhe e varfër në fruta dhe perime

-Duhanpirja

-Mbipesha

-Jeta pa shumë aktivitet fizik

-Sëmundjet inflamatore të zorrës (kolit ulçeroz dhe sëmundja e Crohn)

-Sëmundje të trashëguara që prekin zorrën e trashë

Për këtë këshillojmë një jetë sa më aktive, ushqim të shëndetshëm dhe eleminimin e duhanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!