Rama “zbret” në Athinë: Drekë pune me Mitsotakis për bashkëpunim rajonal dhe luftën anti-COVID

schedule10:46 - 8 Janar, 2021

schedule 10:46 - 8 Janar, 2021

Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbërritur në Athinë ku do të takohet për një drekë pune me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Rama ka ndarë një foto teksa zbret në aeroportin e Athinës ku shkruan se me homologun grek do të diskutojë për koordinimin e luftës kundër COVID, forcimin e marrëdhënieve mes du vendeve dhe integrimin europian të rajonit.

 “Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19;forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve;bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”, shkruan Rama

Kreu i qeverisë mbylli dje vizitën 2-ditore në Turqi ku ndodhej me një pjesë të kabinetit të qeverisë së tij. Rama u takua në Stamboll me presidentin turk Recep Tayp Erdogan./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!