Moti i keq ka sjell probleme të mëdha në vend. Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar dëmtim në aksin Borsh-Sarandë.
Nga pamjet shihet se rruga është çarë, ndërkohë që u rikonstruktua në qershor të vitit të kaluar. Për rrjedhojë aksi është pakalueshëm nga mjetet e tonazhit të rëndë.
Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës, bëjnë me dije se për këtë është njoftuar edhe ARRSH dhe firma e mirëmbajtjes së kësaj rruge. g.v/abcnews.al