Arratisen nga azili për të shkuar në koncert

schedule18:00 - 6 Gusht, 2018

schedule 18:00 - 6 Gusht, 2018

Dy burrat të moshuar janë arratisuar nga azili i tyre për të ndjekur një koncert të rrymës metal. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Wacken të Gjermanisë. Këtë fundjavë në këtë qytet u zhvillua “Wacken Open Air”, konsideruar si koncerti më i madh i rrymës muzikore metal në botë.

Dy të moshuarit aventurierë janë larguar pa u vënë re nga stafi përkujdesës i tyre, të cilët njoftuan policinë pas konstatimeve.
Ata u gjetën rreth orës 3 të mëngjesit në një gjendje të konfuzuar dhe të çorientuar. Por sipas policisë, thuhet se ata e kishin shijuar koncertin dhe ishin ndjerë shumë mirë në këtë ditë lirie. Të moshuarit tashmë janë kthyer ne gjendje të mirë në azilin e tyre./abcnews.al