Fitim Zekthi Pedagog në Shkenca Politike, i ftuar në studion e ABC foli për revoltat e fundit në SHBA që u shoqëruan me sulme në Kongresin Amerikan.
“Demokracia apo vota e popullit është mënyra për t’i ndryshuar gjërat pa dhunë. Ajo dje ishte pasojë e dyshimeve që u hodhën për manipulim zgjedhjesh dhe kjo i bëri njerëzit të revoltohen”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës me gazetaren Jonida Shehu, pedagogu shtoi se zgjedhjet nuk duhet të manipulohet pasi kjo do të shkaktonte revoltë , dhunë.
“Zgjedhjet nuk duhet të njollosen. Figura të rëndësishme në Partinë Republikane e kanë vlerësuar të papranueshme atë çfarë u pa në Amerikë. Askush nuk mund të thërrasë qytetarët dhe të dhunojë Kongresin.
Besoj presidenti Trump e mbyll mandatin në një mënyrë shumë të keqe. Kjo ngjarje do të jetë një hije. Presidenti ende në detyrë i SHBA ka nxitur turmën dhe kjo nuk mund të mohohet.
Në SHBA presidenti në detyrë nxiti turmën dhe ky është problemi sepse prova materiale për manipulim zgjedhjesh nuk u paraqitën dhe ishte e qartë se ajo çfarë bëri presidenti Trump ishte e papranueshme”, tha më tej Zekthi.
/abcnews.al/

