Alex Apolinario pësoi një infarkt katër ditë më parë. Po luhej ndeshja FC Alverca- Uniao Almeirim, dy skuadra që garojnë në divizionin e tretë të futbollit portugez. Në një moment, sulmuesi brazilian i vendasve, u shemb në tokë.
O FC Alverca Futebol SAD e o FC Alverca comunicam.
Com profundo pesar comunicamos, de acordo com as informações prestadas pelo corpo médico do Hospital de Vila Franca de Xira, o falecimento por morte cerebral do nosso atleta Alex Sandro dos Santos Apolinário, esta manhã. pic.twitter.com/arzUyICRy2
— FC Alverca (@FCAlverca) January 7, 2021
Mjekët e dy skuadrave ndërhynë menjëherë, teksa 24-vjeçari u nis me shpejtësi për spital. Apolinaroi përfundoi në koma, teksa mjekët ia dolën dy herë ta rikthenin në jetë. U mendua se e keqja kaloi, por zemra e lojtarit latin ndali së rrahuri ditën e sotme.
“Me keqardhje të thellë raportojmë vdekjen e atletit tonë Alex Sandro dos Santos Apolinario mëngjesin e sotëm. Klubi ynë do t’i sigurojë mbështetjen e nevojshme familjes së tij. Në këtë moment zie, të gjitha aktivitetet tona pezullohen”, lexohet në postimin e klubit luzitan. /abcnews.al