Britania e Madhe po kalon një moment të vështirë në lidhje me pandeminë Covid-19 dhe vend ishullor është izoluar totalisht, por një gjë e tillë nuk e ka penguar familjen Beckham.
Daily Mail raporton se David Beckham, së bashku me gruan e tij dhe 4 fëmijët, kanë fluturuar në fshehtësi të plotë drejt Miamit, për të festuar vitin e ri në tokën amerikane.
Familja e njohur ka udhëtuar me një avion privat, duke thyer rregullat anti-Covid të bllokimit të lëvizjeve jashtë vendit të vendosura nga kryeministri Johnson.
Nata e ndërrimit të viteve është kaluar në vilën luksoze (me vlerë prej 30 milion dollarësh) të Nicola Peltz, vajzës së miliarderit Nelson Peltz, njëkohësisht e fejuara e Brooklyn Beckham, djalit të madh.
Burime pranë familjes Beckham theksojnë për The Sun se udhëtimi drejt SHBA është kryer për çështje pune dhe biznesi. David Beckham, ish-futbollisti i njohur, mban postin e presidentit të Inter Miamit, klubit që garon në MLS. /abcnews.al

