Votimi dhe numërimi elektronik në 25 prill, LSI si PD: Të bëhet në Fier dhe Korçë

schedule17:57 - 7 Janar, 2021

schedule 17:57 - 7 Janar, 2021

Lëvizja Socialiste për Integrim ashtu si aleatja e saj, Partia Demokratike kërkon që implementimi i projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit të bëhet në qarqet, Fier dhe Korçë. ABC ka siguruar shkresën e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endri Brahimllari.

E ndërsa të dy palët, si opozita dhe PS janë dakord për Korçën, kur vjen puna për Fierin ndahen. Partia Socialiste thekson se është dakord me kërkesën e demokratëve dhe LSI-së për aplikimin e këtij projekti në Korçë, por jo në Fier ndërsa kërkojnë shtrirjen e tij vetëm në një pjesë të Tiranës.

Projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave, pikë kjo e dakordësuar në Këshillin Politik. Për të vendosur se në cilat zona zgjedhore do zbatohet projekti pilot për të mundësuar numërimin dhe votimin elektronik, do duhet konsensusi i palëve politike./db/ Abcnews.al