Një vilë me sipërfaqe mbi 1800 metra katrorë pasi parashikohet që të shitet në ankand për minimumi, 160 milionë dollarë.
Në këtë mënyrë, ajo mund të bëhet shumë shpejt banesa më e shtrenjtë në botë.
Villa Firenze, që ndodhet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është e vendosur në më shumë se 9 hektarë në Beverly Hills. Ajo ka 13 dhoma gjumi, 25 tualete dhe 3 banesa të veçuara për miqtë.
Gjithashtu, personi që do ta blejë ka një benefit më tepër, pasi do të jetë fqinj me personazhe të njohur si Rod Stewart, Denzel Washington dhe Sylvester Stallone. l.k/abcnews.al