Kryeministri Edi Rama pas vizitës në Turqi do të shkojë edhe në Greqi. Mediat fqinje, duke iu referuar burimeve diplomatike raportojnë se Rama, do të jetë nesër në Athinë.
Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.
“Protothema”, shkruan se Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të ketë një takim privat në Athinë me Kryeministrin e Shqipërisë. Më pas, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të shtrojë një darkë me Kryeministrin shqiptar, ku do të jetë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm.
Pritet që fokusi i bisedimeve mes Ramës, Mitsotakis dhe Dendias të jetë dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin e zonës detare.
Rama nisi dje një vizitë zyrtare dy ditore në Turqi. Kryeministri gjatë konferencës me Recep Tayyip Erdoğan njoftoi marrëveshjet e arritura. Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi Erdogan për ndihmën për procesin e rindërtimit dhe në luftën kundër koronavirusit, ndërsa për BE-në kishte kritika.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Edi Rama nënshkruan në Ankara krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë mes dy vendeve. g.v/abcnews.al