Partia Demokratike ka caktuar Gazment Bardhin drejtues politik për qarkun e Elbasanit. Lajmi bëhet i ditur për abcnews.al nga gazetari Juxhin Mustafaraj.
Pas nënkryetarit Edi Paloka, i cili u emërua në Durrës, kryetari Lulzim Basha ka vendosur që Sekretari i Përgjithshëm i partisë të marrë drejtimin e fushatës elektorale në qarkun Elbasan.
Lexo edhe: PD cakton Edi Palokën drejtues politik për qarkun Durrës
Më herët strukturat e PD kanë caktuar Helidon Bushatin drejtuesin e demokratëve në Shkodër. Në Fier u emërua ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë Bujar Leskaj, ish-ministër i qeverisë Berisha dhe ish-kryetar i KLSH-së. Pritet që të bëhen publikë edhe drejtuesit politikë të qarqeve të tjera. g.v/abcnews.al


