Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë probleme në disa zona të vendit. Abcnews.al mëson se në fshatin Gjorëm të Kurbinit janë përmbytur disa parcela me të mbjella, ndërsa rrezikohen edhe banesa.
Përmbytjet kanë ardhur pasi kanali kullues ka dalë nga shtrati. Për banorët ky fenomen është i përvitshëm. Kjo situatë vjen si pasojë e mospastrimit të kanalit kullues, ndërsa eskavatori i bashkisë duket se nuk ka funksionuar për pastrimin e kanaleve kulluese aty ku dhe situata është me problematike.
Banorët e Gjorëmit tregojnë për shqetësimin e përvitshëm nga përmbytjet dhe dëmet që sjellin. g.v/abcnews.al